TIRANË- SPAK ka lëshuar 8 masa sigurie për hetimet në lidhje me disa tenderë nga AKSHI dhe operacioni për ekzekutimin e këtyre masave po zhvillohet nga BKH, në mbështetje nga Policia e Shtetit. 

Prokuroria e Posaçme edhe nuk ka dhënë detaje dhe as konfirmim zyrtar mbi këtë operacion në zhvillim, por përmes burimeve Report Tv mëson se janë lëshuar urdhër arreste ndaj dy biznesmenëve Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj. Të dy janë ende në kërkim pasi nuk janë gjetur nga policia dhe agjentët e BKH-së, të cilët këtë mëngjes zhvilluan operacion në rezidencën Kodra e Diellit ku mësohet se aty banon biznesmeni Ermal Beqiraj. 

Urdhër arreste ka edhe ndaj disa zyrtarëve te AKSHI, dhe ka një masë sigurie arrest në shtëpi edhe ndaj drejtueses, Mirlinda Karçanaj dhe zv.drejtoreshës Hava Delibashi. Në lidhje me këtë operacion, masë pezullim nga detyra është vendosur edhe për Erjon Ismailin, zëvendës drejtor i policisë së Tiranës. Ndërsa, masa ndalim për të dalë jashtë vendit për Andis Papa, Gëzim Hoxha, Rogers Rryta.

Gjatë ditëve të fundit, hetuesit kanë marrë në pyetje 25 zyrtarë të AKSHI-t, që janë kryesisht anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe anëtarë të Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave.

SPAK pritet që në vijim të ketë një deklaratë publike për mediat. Hetimet për këtë çështje kanë nisur një vit më parë dhe prokuror i çështjes është Bledar Maksuti, ndërsa masat e sigurisë janë marrë me vendim të gjyqtares Flojera Davidhi

MASAT E SIGURISË TË LËSHUARA NGA SPAK
Arrest në burg
Ergys Agasi
Ermal Beqiri
Arrest në shtëpi
Mirilda Karçanaj
Hava Delibashi
Pezullim nga detyra dhe ndalim për të dalë jashtë vendit
Erion Ismaili
Ndalim për të dalë jashtë vendit
Andis Papa
Gëzim Hoxha
Rogers Rryta

Lajmi në përditësim...

Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fatma: 16/12/2025 11:46

    po me biznesin spaku cfare ka ? apo me tregu qe eshte shtet prokuroresh ? turp ti vije

    Përgjigju
  • Guri: 16/12/2025 11:06

    Duhet ndryshuar ligji per korrupsionin! Kush I shkakton buxhetit te shtetit me shume se 500 Mije euro te denohet me 20 vite burg te prera.Pa gjykim te shkurtuar!

    Përgjigju
    • Realiteti: 16/12/2025 11:53

      Guri, nuk e ndryshojne ligjin politikanet se e kane bere per vete qe kur te kapen per korrupsion te denohen pak vite.

    • Kadi: 16/12/2025 11:36

      Shume, shume i vonuat, kane bere kerdine me leket e popullit!

  • Qytetari: 16/12/2025 10:55

    Si ka mundesi qe Rama ka krijuar nje administrate kaq te korruptuar dhe mediokre rreth vetes? Ndoshta eshte pasqyrim i personalitetit te Rames?!

    Përgjigju
  • Andi: 16/12/2025 10:49

    Rrofte Partia, Rrofte Palloshi i Gjate & shoket e tij te mire, Poshte SPAKU dhe GJKKO

    Përgjigju
  • Albana: 16/12/2025 10:46

    Shtet i kalbur

    Përgjigju
  • Vello: 16/12/2025 10:42

    Ik se u doli boja fare tani e paskeni degjeneruar ketë popull edhe bukën e gojës ja keni vjedhur

    Përgjigju
  • anastas: 16/12/2025 10:18

    Vetëm Lideri Global nuk di gjë!

    Përgjigju
  • Tironci: 16/12/2025 09:47

    TE KODRA E DIELLIT domosdo! BURG për këto minj halesh që po na vjedhin e plaçkisin përditë. Dhe për Drejtoren, Diellën në fakt, që bënte paradë mode para ca ditësh në SPAK. O FLLIQËSIRA!!! ARRESTOHET DIELLA, DUHEJ TË ISHTE LAJMI!

    Përgjigju
    • Partia: 16/12/2025 09:56

      A mund te me japin mua 10 mln euro se i bej 2 vjet burg. Ah mos harroj, 5 vjet po nuk pagove dritat, te fala partisë.

  • Sondazhi i ditës: 11 Dhjetor, 07:30

    Çfarë vlerësimi keni për drejtimin e SPAK nga Altin Dumani?