Tiranë, bllokohen 300 kg drogë
në "Don Bosko", 5 në pranga

Tiranë, bllokohen 300 kg drogë<br />në
TIRANE- Rreth 300 kilogramë drogë është sekuestruar mbrëmjen e sotme nga policia e kryeqytetit në zonën e “Don Boskos”. Lënda narkotike e llojit marijuanë ishte fshehur në një furgon me targa false të Korçës, dhë dyshohet se vinte nga Lazarati.

Aksioni për sekuestrimin e drogës u realizua nga forcat e Njësisë Speciale dhe ato komisariatit numër 3 në kryeqytet, të cilët me sekuestrimin e lëndës narktotikë, kanë shoqëruar në polici 5 persona.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Bosko”, u arrit kapja e 5 shtetasve përgjatë momenteve të shkëmbimit të lëndës narkotike cannabis sattiva. Të shoqëruarit janë Kristina.Q, 20 vjeç; Santiago.S, 20 vjeç; Orgest.S, 27 vjeç; Miguej.G, 19 vjeç; dhe Arbër.C, 27 vjeç; të gjithë banues në Tiranë.
 
Sipas policisë, pas një hetimi intensiv në ngakim të tyre, dyshohet se këto shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë, realizonin trafikim kombëtar të lëndës narkotike, me destinacion shitjen në tregun e huaj.
 
Në cilësinë e provës materiale gjatë hetimit këtyre 5 të shoqëruarvë u janë sekuestruar rreth 300 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis sattiva, një shumë parash, e përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme, si dhe automjet tip furgon ku u gjend dhe lënda narkotike.
 
“Bazuar në informacionet policore të administruara shtetasit e lartëpërmendur u shoqëruan për veprat penale, të prodhimit, mbajtjes, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim, ndërkohë që po punohet për rolin e gjithësecilit në këtë aktivitet kriminal. Nga strukturat e Policisë së Kryeqytetit vazhdon hetimi ndaj personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale, si dhe hetimi pasuror i Aseteve Kriminale të përfituara”, thuhet në njoftimin e policisë.
 
Ndërkaq, materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, per veprat penale parashikuar nga nenet 283/2, 283/a, të Kodit Penal.

fugoni me droge don bosko
(Në foto: Furgoni me drogë.  Foto të tjera )

droga don bosko
(Në foto: Një nga të shoqëruarit në polici në momentin e prangosjes Foto të tjera )

Redaksia Online
(e.s/a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS