Tiranë, bllokohen dy pallate pa
leje, 11 persona në ndjekje penale

Tiranë, bllokohen dy pallate pa<br />leje, 11 persona në ndjekje penale
TIRANË - Dhjetëra ndërtime pa leje janë bllokuar nga Policia e Shtetit gjatë 24 orëve në të gjithë vendin. Deri më tani janë proceduar penalisht 11 persona. Në Tiranë janë bllokuar dy pallate dhe për hetim është dërguar pronari i një firme ndërtimi, që po punonte.
Gjithashtu, në Shkodër policia ka vënë nën hetim një inspektor ndërtimi në Komunën e Velipojës. Po ashtu janë dërguar për ndjekje penale për ndërtime pa leje edhe 9 persona të tjerë në rrethet Shkodër, Pogradec, Tiranë dhe Elbasan.
 
TIRANË. BLLOKOHEN DY PALLATE TEK LIQENI ARTIFICIAL
Dy pallate në ndërtim e sipër janë bllokuar sot paradite nga strukturat e Komisariatit të Policisë numër 1, pasi është konstatuar se ishin pa leje ndërtimi, ndërkohë që është proceduar përfaqësuesi i një subjekti ndërtimi që po punonte në këto objekte.

Stacioni i Policisë në Farkë, filloi procedimi penal për shtetasin Agron Shehu, përfaqësues i firmës së ndërtimit “Shehu shpk”.
 
Stacioni i Policisë në Farkë, filloi procedimi penal për shtetasin Agron Shehu, përfaqësues i firmës së ndërtimit, për veprën penale të “ndërtimit pa leje”. Sipas shefit, Bedri Hasani, pronarët e dy objekteve ishin vënë në dijeni dy ditë më pare, por nuk kishin ndërprerë punimet.
 
Nga verifikimet e kryera nga strukturat e policisë ka rezultuar se nga ky subjekt janë në ndërtim e sipër dy objekte, pallate banimi, të cilat janë në fazën e ndërtimit, në katin e dytë, në rrugën “Bilal Sina”, në afërsi të liqenit artificial në Tiranë. Materialet procedurale në ngarkim të këtij shtetasi do ti kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë.

palli pa leje ne kopshtin zoologjik
 (Në Foto: Pallati pa leje tek liqeni artificial)

NË SHKODËR, HETIM INSPEKTORIT TË NDËRTIMIT
Policia e Shkodrës ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin Fatbardh M., 37 vjeç, me detyrë inspektor ndërtimi në komunën Velipojë. Ai akuzohet për “shpërdorim detyre”, pasi nuk ka zbatuar ligjin për ndërtimet pa leje, duke mos ushtruar kontrolle e ndërmarrë veprimet që parashikon ligji në këtë kuadër, për mos lejimin e këtyre ndërtimeve. 

Ndërkohë nga strukturat e kësaj drejtorie, gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Sait F., 53 vjeç, i cili në Velipojë, në bregdet, ka ndërtuar një objekt, pallat me 5 kate, pa pasur lejen përkatëse.
 
POGRADEC, 7 PERSONA NËN HETIM
Gjatë ditës së djeshme janë proceduar 7 persona për ndërtime të pa ligjshme, duke bllokuar dhe ndërtimet abuzive. Konkretisht janë proceduar:

Virxhil M., 49 vjeç, i cili në Tushemisht ka ndërtuar një objekt pa leje.
Dashnor L., 38 vjeç, i cili në Buçimas ka ndërtuar një objekt pa leje.
Dëfrim M., 33 vjeç, i cili në fshatin Buçimas ka ndërtuar një objekt pa leje.
Agim S., 46 vjeç, i cili në fshatin Çerravë ka ndërtuar një objekt pa leje.
Andrea I., 36 vjeç, i cili në fshatin Çerravë ka ndërtuar një objekt pa leje.
Spiro I., 66 vjeç, i cili në fshatin Çerravë ka ndërtuar një objekt, lokal, pa leje.
Shpëtim M., i cili në fshatin Çerravë ka ndërtuar një objekt, lokal, pa leje.
 
ELBASAN, NDËRTON BALLKON PA LEJE
Në Elbasan është proceduar e ndiqet në gjendje të lirë shtetasi Fatmir L., 34 vjeç, i cili është konstatuar duke ndërtuar gjatë ditës së djeshme në banesën e tij një ballkon, duke mos pasur lejen përkatëse.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania