TIRANE - Policia e Tiranës dhe Seksioni kundër Trafiqeve ka bërë të mundur që mbrëmjen e djeshme të bllokojë një lokal në kryeqytet që shërbente si bazë prostitucioni. Ndërkohë janë arrestuar në flagrancë edhe 3 shtetas si dhe janë lënë për procedim në gjendje të lirë 2 të tjerë.
 
Kështu në pranga të policisë kanë përfunduar Agron Koçi 40 vjeç, Liljana Aliko 24 vjeç si dhe Oltion Mehmeti 28 vjeç.
 
Ndërsa në gjendje të lirë po procedohen shtetasit Hekuran B. 56 vjeç si dhe Nazmije V. 47 vjeç.
 
Materialet në ngarkim të tyre ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të “Shfrytëzimit për prostitucion” dhe “Prostitucion”.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)