Një ditë më parë e njëjta masë sigurie u vendos dhe për 5 bashkëpunëtorët e Kajtazit. Biznesmeni Zerka u ekzekutua javën e shkuar ndë lagjen Ali Demi në Tiranë, teksa nga hetimet ka rezultuar se shkak i konfliktit është një borxh midis palëve.
24 orë pas ngjarjes policia e Tiranës në bashkëpunim me RENEAN arrestuan 5 persona të dyshuar si bashkëpunëtorë të Kajtazit, midis tyre dhe Agron Goxhajn i cili mbeti i plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit midis palëve. Aktualisht në burg për ngjarjen ndodhen Agron Goxahj, Artan Hasani, Enton Ibrahimin, Alket Halitaj, Andi Veshi si dhe i vetdorëzuari Edison Kajtazi që ka pranuar dhe autorsinë e vrasjes.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
