Çahet tubi i gazit në një karburant pranë Shkozës, zjarrfikësit e teknikët në vendngjarje! Evakuohen banorët

Pak para mesditës në një karburant në rrugën “Sadik Petrela” është carë një tub gazi. Për të garantuar sigurinë, policia evakuoi banorët dhe për çështje sigurie u bllokua përkohësisht rruga e urës së Shkozës dhe perimetri që ka rrezikshmëri.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:35, në rrugën “Sadik Petrela”, ku është çarë një tub gazi i një karburanti.

Ekspertët në zonë thanë se kanë ndërrmarrë të gjitha hapat e nevojshëm dhe akutalisht nuk rrezikohet. 

“Në këtë koment kemi parë rrjedhje të gazit në saraçineskën fundore. Nuk ka pasur as zjarr dhe as probleme të tjera. Do të shqyrtohet mënyra se si ka funksionuar koalidimet, kontrollet dhe të gjithë dokumentacioni tekniko-ligjor i autobotit dhe stacionit të karburantit. Distancat e lejuara janë të përcaktuara sipas objekteve.

Janë nga 10, 20 metra sipas llojit të objekteve. për pak kohë ata do të jenë në banesa dhe zona do të jetë e sigurt. Aktualisht nuk ka rrezikshmëri. Kemi mbajtur gazin dhe botin nën kontroll për ftohje që të mos krijojë shpërthim. Na kanë ardhur botet e tjera në kohë rekord dhe çdo gjë ka funksionuar normalisht.

Në këto momente që po flasim situata është e qetë dhe nuk ka probleme. Ne e kemi shoqëruar me ujë dhe gazi duke u lidhur me ujin bëhet i rëndë dhe bie në tokë.”, theksuan ata.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të ambulancës dhe të zjarrfikëses, dhe teknikët të cilët po punojnë për rregullimin e defektit.

Shërbimet e Policisë kanë evakuuar banorët dhe për çështje sigurie është bllokuar përkohësisht rruga e urës së Shkozës dhe perimetri që ka rrezikshmëri. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Rruga që të çon drejt pikës së karburantit është bllokuar nga policia, deri në normalizimin e situatës.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Dashuria është një pikë e fortë...çfarë thonë yjet për ju sot

Dashuria është një pikë e fortë...çfarë thonë yjet për ju sot