Një GPS lokalizues i një modeli të vjetër, i gjetur në hyrjen e një pallati në rrugën 'Martin Camaj' 'ngriti' në këmbë policinë e Tiranës dhe alarmoi banorët mëngjesin e sotëm.

Objekti, i mbështjellë me izolant, u gjet i hedhur në trotuar dhe dyshimet e para ishin se mund të ishte edhe eksploziv. Për këtë arsye, policia rrethoi menjëherë zonën dhe evakuoi banorët. 

Në vendngjarje shkuan forcat anti-eksploziv të RENEA-s që bënë të mundur çmontimin e objektit që në përfundim, fatmirësisht, rezultoi aspak i rrezikshëm.

 

1636101899_c.jpeg

Foto nga vendi i ngjarjes dhe objekti i gjetur