Dy persona, të identifikuar si Ferdinand Saraçi dhe Teuta Gjinollari, burrë e grua dhe ish-të përndjekur politik, mëngjesin e sotëm rreth orës 07:30 u ngjitën mbi vinç në Pallatine Kulturës në qendër të kryeqytetit, duke kërcënuar vetëflijim.

Pas gati dy orësh mbi vinç çifti pranoi negociatat me policinë dhe zbristën nga lartësia, duke u shoqëruar edhe për në komisariat nga policia. 

Ndonëse ende nuk është bërë i ditur zyrtarisht motivi që i çoi të ngjiteshin mbi vinç, vetëm pak dit më parë, Teuta Gjinkollari, në një intervistë për Report Tv, pranoi se jetonte në kushte të vështira, dhe fakti që ishte ish-e përndjekur e pengonte që të gejnte një punë. Ajo paralajmëroi edhe veprimin e sotëm ku tha se nëse nuk do të merrte parat e dëmshpërblimit do të vetëflijohej.

Nuk është hera e parë që njerëz kërcënojnë të hidhen nga lartësitë, vetëm dy ditë më parë 35 vjeçari i identifikuar si Sajmir Zalli kërcënoi vetëvrasje nga i njëjti vinç. Zalli zbriti pas gati 60 minutash nga vinçi, ndërsa rrëfeu se motivi që e çoi drejt këtij veprimi ishte fakti se ish-bashkëshortja nuk e linte të takonte fëmijët.

[gallery]24314[/gallery]

  (Teuta Gjinollari, gruaja e cila është ngjitur mbi vinç duke kërcënuar vetëvrasje)

burre e grua mbi vinc
  (Ferdinand Saraçi mbi vinç)

ne vinc burre grua

saraci vinc

 

Lajmi minutë pas minute: 

Ora 09:36: Zbret nga vinçi Ferdinand Saraçi
Pas gati dy orësh mbi vinç, duket se Ferdinand Saraçi ka pranuar negociatat dhe ka zbritur nga vinçi.

Ora 09:30: Teuta Gjinkollari zbret nga vinçi

Ora 09:18 Dështojnë përpjekjet për negocim
Duket se përpjekjet e negocimit kanë dështuar dhe Ferdinand Saraçi nuk ka pranuar që të zbresë nga vinçi

Ora 09:13: Ferdinand Saraçinuk tregon çelësin e kapakut të vendpushimit

Ora 09:11: Teuta Gjinollari fillon të ngjitet në lartësitë e vinçit

Ora 09:09: Zjarrfikësi arrin tek Ferdinand Saraçi 
Zjarrfikësi ka takuar Ferdinand Saraçin dhe i kakërkuar atij të ulej dhe të priste, duke u përpjekur të negociojë, ndërsa ka vazhduar të ngjitej dhe më lart

Ora 09:06: Teuta Gjinollari hap kapakun, ngjitet zjarrfikësi
Pas pak minutash hezitim Teuta Gjinkollari ka pranuar që të hapë kapakun e vendpushimit duke i lënë rrugë të lirë zjarrfikëses, ndërsa ka filluar edhe disa fjalë me të

Ora 09:03: Zjarrfikësi ambërrinë në shesh pushimin ku është Teuta Gjinollari
Zjarrfikësj aka shkuar në vendpushimin ku ndodhet Teuta Gjinollari, por duket se kjo e fundit nuk pranon që ti lirojë rrugën zjarfikëses duke u siguruar që të mbjaë të mbyllur kkapakun e vendpushimit.

Ora 09:02: Zjarrfikësi dhe një negociator ngjiten mbi vinç
Një zjarrfikës dhe një negociator kanë filluar të ngjiten mbi vinç për të shpëtuar çiftin

Ora 08:57 Teuta Gjinollari ulet sërish dhe pozicionohet në gjysmë të vinçit

Ora 08:53:  Ferdinand Saraçi ulet ngjitet më lart Teuta Gjinollari

Ora 08:45 Ferdinand Saraçi dhe Teuta Gjinollari ish të përndjekur politik
Ferdinad Saraçi dh eTeuta Gjinollari janë ish të Përndjekur politik. Më parë Teuta Gjikollari ka deklaruar për Repor TV se kërkonte lekët e dëmshpërblimit dh epune, duke theksuar se për këtë ishin të gatshëm edhe të vetëflijohemi

Ora 08:38 Çifti kërkon praninë e Kryebashkiakut Veliaj dhe ministres Lindita Nikolla.

Ferdinand Saraçi dhe Teuta Gjinollari kanë kërkuar praninë e Kryebashkiakut Veliaj dhe ministres Lindita Nikolla, nuk dihen ende motivet e kësaj kërkese, por ata thonë se nuk do të ulen pa praninë e tyre.

Ora 08:15: Çifti zbresin deri në gjysëm të vinçit, por ngjiten sërish
Pasi u duk se pranuan negociatat me policinë çifti filloi të zbriste nga vinçi, por më pas ata ndërruan mendim duke thënë: "ju kështu thoni gjithmonë"

Ora 08:09: Dyshohen ish-të përndjekur politik

Ora 08:07 Ferdinand Saraçi dhe Teuta Gjinollari burrëe grua

Ora 07:55 Identifikohen personat
Dy personat që kërcënojnë vetëvrasje janë identifikuar si Ferdinand Saraçi dhe Teuta Gjinollari

Ora 07:52 Policia në vendngjarje

Ora 07:50 Njoftohet për dy qytetarë në majë të vinçit që kërcënojnë vetëvrasje





Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com