TIRANË- Një person është aksidentuar në zonën e Lanabregasit në Tiranë, pasi ka humbur kontrollin e motorit dhe ka dalë jashtë rrugës.

Në aksidentin e ndodhur rreth orës 21:35, drejtuesi i motorit është personi me iniciale A.M., i cili është plagosur dhe  është dërguar menjëherë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sipas policisë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.