Tiranë, depozitë gazi në garazhin
e pallatit, protestojnë banorët

Tiranë, depozitë gazi në garazhin<br />e pallatit, protestojnë banorët
TIRANE- Garazhi i një pallati në zonën e Selitës në kryeqytet është kthyer në një pikë shitje gazi, duke rrezikuar seriozisht jetën e banoreve përreth.

Një depozitë prej pesë mijë litrash e tejmbushur me gaz dhe pajisje te tjera, janë sistemuar në garazhin e pallatit, i cili ndër të tjera është pronë e përbashkët.

Banorët e pallatit kanë protestuar për largimin e cisternave nga këto ambiente, ndërsa shprehen se nuk kanë informacione së në pronësi të kujt janë këto cisterna. Ndërkohë lidhur me këtë shqetësim ka reaguar edhe kryetarja e Njësisë Bashkiake Nr. 5, Jeta Seitaj.

Banorët shprehen se, nëse nuk merren masa urgjente protestat do të përshkallëzohen.

cisterna e gazit
(Foto: Depozita e vendosur në garazhin e pallatit)

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim