Tiranë, e goditi me sqepar e i mori çantën me lekë 55-vjeçarit te rruga e Kavajës, VIDEO nga momentin kur autori largohet me paratë! I dhunuari: S'di sa lekë kisha, vetëm po i transportoja

TIRANË- 55-vjeçari Qani Zili po transportonte një sasi të konsiderueshme parash nga një exchange, kur dy persona iu afruan dhe fillimisht e goditën. Më pas, morën çantën me para dhe u larguan në drejtim të paditur në këmbë.

Report TV ka siguruar pamjet e momenteve kur grabitësi largohet pasi ka marrë shumën e parave. I riu që është i maskuar lëviz me shpejtësi, në këmbë, pasi është përplasur me një makinë në rrugë dhe ka lënë motorin me të cilin lëvizte.

Dy grabitësit po e prisnin në afërsi të një pike karburanti, në fillim të Rrugës së Kavajës. Dyshohet se kishin informacion të detajuar se aty do të kalonte një punonjës i një pike këmbimi valutor me shuma parash. Sapo motori i 55-vjeçarit Qani Zili mori kthesën në të djathtë dhe kaloi karburantin, dy grabitësit u afruan dhe filluan t’a godasin me sqepar. Për fat të mirë, Zili ishte me kaskë në kokë dhe nuk pësoi dëme. Të dy grabitësit ishin të maskuar, njëri prej tyre i mori çantën me para dhe u nisën, njëri në këmbë dhe i dyti me motor, me synimin për t’u bashkuar tek vizat e bardha në Rrugën e Kavajës. Por, plani nuk funksionoi. Në tentativë për t’u larguar, mes përmes pikës së karburantit, sapo doli në rrugë, motori u përplas me një automjet tip Mercedez Benz. Përplasja detyroi grabitësin të largohet në këmbë, bashkë me mikun e tij dhe paratë, në drejtim të “21 Dhjetorit”, pikë nga ku kanë humbur çdo gjurmë.

Policia mori në pyetje 55-vjeçarin, ndërsa në deklarimet e tij ai është shprehur se nuk kishte dijeni sa para kishte me vete. Nga ana tjetër pronari i pikës së këmbimit valutor u tha hetuesve se ishin rreth 3 milionë lekë të vjetra.

Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në vendin e ngjarjes, përmes së cilave synon të shkoj deri tek autorët. Kamera sigurie janë sekuestruar edhe në biznese të tjera në drejtim të “21 Dhjetorit”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:29
Report TV siguron videon, momenti kur njëri nga grabitësit e maskuar largohet me çantën me lekë tek rruga e Kavajës

Report Tv, ka siguruar videon ku njëri nga autorët e grabitjes që ndodhi ditën e sotme në rrugën e Kavajës në kryeqytet, shfaqet duke vrapuar i maskuar dhe me çantën me lekë në dorë.

Të dy grabitësit ishin të maskuar, njëri prej tyre i mori çantën me para dhe u nisën, njëri në këmbë dhe i dyti me motor, me synimin për t’u bashkuar tek vizat e bardha në Rrugën e Kavajës. Por, plani nuk funksionoi. Në tentativë për t’u larguar, mes përmes pikës së karburantit, sapo doli në rrugë, motorri u përplas me një automjet tip Mercedez Benz.

Përplasja detyroi grabitësin të largohet në këmbë, bashkë me mikun e tij dhe paratë, në drejtim të “21 Dhjetorit”, pikë nga ku kanë humbur çdo gjurmë.

Ora 10:50
Grabitja te rruga e Kavajës, dëshmia e 55-vjeçarit: Më qëlluan me sqepar, s'di sa lekë kisha në çantë (dyshohet 300 mijë lekë)

Detaje të reja në kanë dalë në dritë nga grabitja te rruga e Kavajës. Mësohet se autorët kanë arritur që të marrin një sasi prej 300 mijë lekë, por që ende nuk është zyrtare. Nga ana tjetër, referuar dëshmisë së të grabiturit, Qani Zili, autorët e kanë kërcënuar me sqepar.

"Më zunë rrugën dy persona me motorr, më qëlluan me sqepar dhe më morën çantën. Se sa lekë kishte në çantë nuk e di, unë vetëm i transportoja", mësohet të ketë thënë ai.

B.K./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 05/05/2021 02:47

    Transportuesit e parave duhet te mbajne gjithmone arme me vete,kurse policia duhet te gjeje kush eshte pronari i motorit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja