Një farmacist në Tiranë është dhunuar këtë të mërkurë nga persoan ende të paidentifikuar teksa shërbente në farmacinë e tij. Bëhet fjalë për farmacistin Ferdinand Xhoga, i cili aktulaisht ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës.
 
Pas kësaj ngjarje ka reaguar Urdhri i farmacistëve të Shqipërisë duke dënuar me frorcë aktin e dhunës. Në njoftimin për shtyp të UFSH, thuhet se farmacisti ndodhet në spital me kocka të thyera.
 
UFSH i bën thirrje organeve të drejtësisë që të kapin personat që kanë dhunuar farmacistin.
 
Deklarata e plotë e UFSH
Urdhri i Farmacisteve te Shqiperise denon me force aktin e dhunes se perseritur ndaj profesionisteve te shendetesise ne sherbim te pacientit. Ufsh u kerkon organeve te drejtesise te zbardhin sa me shpejt aktin e dhunes te kryer ndaj farmacistit Ferdinand Xhoga diten e sotme ndersa sherbente ne farmacine e tij.
 
Personat qe e dhunuan duhet te kapen e te dergohen perpara drejtesise ne menyre qe komuniteti i profesionisteve farmaciste i cili po u sherben pacienteve ne kushte mjaft te renda ekonomike e nen presion te mund te vazhdoje te kryej misionin e tij ndaj qytetarit.
 
I bejme thirje organeve te rendit e atyre te drejtesise dhe gjithe shtetit shqiptar qe te ktheje vemendjen ndaj kesaj shtrese profesionistesh dhe raste te tilla te mos perseriten me. Kolegu yne i cili dergjet sot ne urgjencen e spitalit ushtarak me kocka te thyera nuk eshte rasti i pare i dhunes por shpresojme te jete i fundit.
 
Urdhri i farmacisteve te Shqiperise solidarizohet me kolegun dhe do te vazhdoje te kerkoje me ngulm denimin e te gjitha rasteve apo formave te dhunes fizike e psikollogjike ne kurriz te anetareve te tij. 

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)