TIRANE-Disa qytetarë janë konfliktuar me stafin e mjekëve të Pediatrisë në QSUT duke i goditur me grushte dhe shqelma mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30.
 
Gazetari i Report Tv, Driçim Caka sqaron se prindërit kishin dërguar fëmijën në pediatri, pasi kishte probleme me shëndetin.
 
Pas vizitës, mjeku i ka rekomanduar që të vazhdojë mjekimin në shtëpi, por prindërit e fëmijës dhe familjarët e tjerë që ishin të pranishëm kanë kërkuar trajtim në spital, por debati ka degjeneruar në dhunë.

Prindërit kanë goditur stafin, ndërsa ka mbetur e lënduar një infermiere. Pas njoftimit policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke shoqëruar një person. 
dhune
dhune
 (Dhuna e ushtruar ndaj infermieres në pediatri)

dy.b/shqiptarja.com