TIRANË- Një sherr ka ndodhur në mbrëmjen e sotme në Tiranë. Një 16-vjeçar është dhunuar me sende të forta. Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:15, në lagjen Ali Dem pas një konflikti të çastit. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe as autorët që kanë dhunuar të miturin.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit.
Komento