Procedohet penalisht 22-vjecarja e cila një natë më parë goditi me grusht infermieren e spitali të Pediatrisë në Tiranë.

Policia bën me dije se është proceduar 22 vjeçarja me inicialet B.L.

22 vjecarja goditi me grushta infermieren e spitalit 35-vjecaren me inicialet G.P, me pretendimin se kjo e fundit nuk i mbante fëmijën në spital.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetases së lartëpërmemdur për veprën penale "Goditja për shkak të detyrës", parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.
 

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com