TIRANE - Denoncohet në polici për dhunë ndaj djalit 15-vjeçar, policia i gjen në banesë armë zjarri kallashnikov dhe municione. Në prangat e policisë ka rënë Bilbil Dafku, 47-vjeç. Arrestimi i tij u bë pasi ka keqtrajtuar dhe ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij të mitur shtetasit D. D., 15 vjeç. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesë këtij shtetasi iu gjetën dhe iu sekuestruan automatik model 56, 2 karikatorë me fishekë si dhe 347 fishekë model 56.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë
Keqtrajton dhe dhunon fizikisht djalin e tij të mitur, arrestohet në flagrancë nga Policia.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë i gjendet dhe armë zjarri automatik dhe municion luftarak.
Nga shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.1, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :
- Bilbil Dafku, 47 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u bë pasi ka keqtrajtuar dhe ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij të mitur shtetasit D. D., 15 vjeç.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesë këtij shtetasi iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale :
- Automatik model 56
- 2 karikatorë me fishekë
- 347 fishekë model 56
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Keqtrajtim i të miturit”, “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga nenet 124/b, 130/a dhe 278 të Kodit Penal.
Komente










