Tiranë/ Digjet makina e drejtoreshës së Qendrës Sociale, zjarri dyshohet i qëllimshëm (VIDEO)

TIRANË- Një makinë tip “Benz” është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën Hamdi Cenoimeri. Makina me targa AA550TN, është në pronësi të drejtoreshës së Qendrës Sociale në Kombinat, Mimoza Agalliu. Siç shihet edhe në pamje, makina është shkrumbuar dhe është përfshirë nga flakët. Policia njofton se nga zjarri ka patur vetëm dëme materiale, ndërkohë që dyshohet se makina është djegur qëllimisht.

Njoftimi i plotë

Tiranë

Informacion Paraprak

Më datë 01.10.2018, rreth orës 02:50, në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, ka marrë flakë mjeti i parkuar tip “Benz”, me targë AA550TN, në pronësi të shtetases M. A., (Drejtoreshë e Qendrës Sociale në Kombinat).

Mjeti është djegur plotësisht dhe ka vetëm dëme materiale.

Nga hetimet paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Bashkëshortja e Netanyahut nën hetim, akuzohet se ka frikësuar kundërshtarët politikë në gjyqin për korrupsion të liderit izraelit

Bashkëshortja e Netanyahut nën hetim, akuzohet se ka frikësuar kundërshtarët politikë në gjyqin për korrupsion të liderit izraelit