Tiranë, digjet makina e zyrtarit
të auditit të Brendshëm në MB

Tiranë, digjet makina e zyrtarit<br />të auditit të Brendshëm në MB
TIRANË - Digjet gjatë natës duke gdhirë dita e dielë makina e një zyrtari të Ministrisë së Brendshme. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së djeshme, kur persona të paidentifikuar kanë thyer xhamin e makinës në pronësi të Flamur Çelës, 46 vjeç me detyrë oficer i auditit të Ministrisë së Brendshme dhe kanë hedhur brenda saj lëndë djegëse, duke e djegur pjesërisht në sediljen e pasme.

Vetë Çela ka deklaruar në polici se nuk ka konflikte me asnjë person, ndërsa hetimet po kryhen nga organi i Prokurorisë në disa pista, ku nuk përjashtohet pista për shkak të detyrës. Kohët e fundit, Çela për shkak të detyrës si oficer i auditit të Ministrisë së Brendshme ka kaluar në duar një sërë auditimesh.

ORA 14:10 POLICIA: PO PUNOJMË PËR KAPJEN E AUTORËVE
Policia e Tiranës ka bërë të ditur gjatë ditës së sotme se sapo ka marrë njoftimin për këtë ngjarje të rëndë, kanë nisur hetimet, ndërsa janë duke punuar për identifikimin e autorit apo autorëve.
 
“Më datë 9 shkurt 2014, rreth orës 02:40 në rrugën Adem Jashari, shtetasit Flamur Çela, 46 vjeç, banues në Tiranë, persona të paidentifikuar, në pjesën e pasme të mjetit tip “Benz”, i kanë hedhur një shishe plastike më lende djegëse e për pasojë, ka dëme materiale”, thuhet në njoftimin zyrtare të Policisë së Tiranës.  

Për pasojë një pjesë e makinës është djegur, ndërsa kanë qenë forcat zjarrfikëse që e kanë shuar, duke parandaluar djegien e plotë të saj. Policia ka bërë të ditur se, zjarri është i qëllimshëm për shkak të detyrës.
 
Burime nga policia e kryeqytetit thanë se, në ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së dielë, në rrugën “Adem Jashari”. Ende nuk dihen shkaqet, por pista e parë e hetimit është ajo për shkak të detyrës që mban Çela në Ministrinë e Brendshme.

Policia tha se, është duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Takimet me diasporën, Blendi Klosi: Fokusi tek rienergjizimi i PS! Nisim nga Athina më 12 maj

Takimet me diasporën, Blendi Klosi: Fokusi tek rienergjizimi i PS! Nisim nga Athina më 12 maj