Një pallat i kompleksit "Arlis" te zona e njohur si "Farmacia 10" në Tiranë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Pas evakuimit nga forcat zjarrfikëse, banorët e asfiksuar dhe të djegur nga flakët që "përpinë" pallatin, janë transportuar menjëherë në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza".
Lajmi kryesor:
Zjarri ‘përpin’ pallatin te ‘Arlis’ në Tiranë, dyshohet se nisi nga biznesi i katit të parë! 11 persona të lënduar, flakët vihen nën kontroll pas 4 orësh! Hita: Do shohim pamjet e kamerave











