Gjatë ditës së djeshme, shërbimet e policisë të Komisariatit nr.6, pranë D.V.P. Tiranë, në vijim të punës të tyre për evidentimin dhe goditjen e aktivitetit të kundraligjshëm të shpërndarjes së lëndës narkotike, kanë evidentuar dhe sekuestruar në rrugën "Tre Dëshmorët", në katin e shtatë të një pallati, tek vendi i matësave të ujit, 1.7 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa, të ndarë në 162 doza nëpër qese farmaceutike.
Lënda narkotike dyshohet se është lënë aty nga poseduesit, si rezultat i presionit dhe kontrollit të vazhdueshëm që policia po kryen për të goditur aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Ndërkohë, vijon puna për evidentimin dhe kapjen e autorëve.
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com