Një aksident rrugor me dy të vdekur dhe një të plagosur ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme, në autostradën Tiranë-Durrës, ndërsa një prej mjeteve që përplasi për vdekje një 62-vjeçar është larguar nga vendi i ngjarjes.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se viktimat e aksidentit ku u përfshinë 5 automjete janë, 25-vjeçari Ervis Tola (banues në Durrës) dhe 62-vjeçari Shyqyri Bardhi (banues në Tiranë).
Rreth orës 22:30, 29-vjeçari Adriatik Bajraktari, (banues në Kamëz Tiranë), duke drejtuar mjetin Benz me targa AA 301 AG, ka humbur kontrollin dhe ka goditur nga prapa kamionin tip “Man” me targë (pjesa e parme) TR9530P dhe rimorkio TR0881J, që drejtohej nga 62-vjeçari.
Nga përplasja, është plagosur ky i fundit si dhe 25-vjeçari E.T, banues në Durrës, pasagjer në mjetin tip Benz.
Drejtuesi i kamionit ka zbritur nga automjeti dhe është afruar djet automjetit tip “Benz”, por është goditur nga një tjetër automjet tip Fuoristradë, që më pas është larguar.
Drejtuesi i kamionit si dhe pasagjeri në autoveturën tip Benz janë dërguar në spitalin Rajonal të Durrësit, ka kanë humbur jetën, ndërsa drejtuesi i Benz-it ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Ky i fundit ka deklaruar në polici se në momentin pas përplasjes mes autoveturës që ai drejtonte dhe kamionit, një mjet tip Fuoristradë e zezë, ka kaluar me shpejtësi dhe është përplasur me hekurat anësore të rrugës dhe nuk ka parë që ky mjet të ketë përplasur njeri.
Ndërkaq, në aksident janë përfshirë edhe dy mjete të tjera, të cilat janë dëmtuar, por nuk janë shënuar të lënduar të tjerë.
Konkretisht, mjeti tip Nisan me targë AA 894 FF, me drejtues 28-vjeçarin A.B., banues në Tiranë, ka goditur nga prapa një mjet BMË X5, që ka qenë duke u dhënë ndihmë të aksidentuarve, bëjnë me dije burime zyrtare nga policia.
Materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale: ”Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe ”Largimi nga vendi i aksidentit"

(Foto nga vendi ku ndodhi aksidenti)
/Shqiptarja.com

VIDEO