TIRANË - Aksident tragjik ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës me pasojë vdekjen e një 58-vjeçari.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Sukthit rreth orës 21:00 dhe sipas burimeve të para, aksidenti ka ndodhur pasi janë përplasur dy automjete; një kamion dhe një furgon.
Më pas drejtuesit e dy mjeteve kanë dalë nga makinat e tyre, paksa të gërvishtura, dhe kanë nisur të grinden me njëri-tjetrin.
Ndërkohë një automjet i tretë ka kaluar me shpejtësi dhe ka shtypur njërin prej debatuesve, duke i shkaktuar vdekjen.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit, ndërsa ka ndaluar dhe drejtuesin e mjetit që aksidentoi për vdekje 58-vjeçarin.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com