TIRANE - Tre persona kanë mbetur të plagosur në kryeqytet nga 2 aksidente të shkaktuara në mesditë.

Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para derës hyrëse të Presidencës, dy automjete janë përplasur duke lënduar 2 persona të cilët po kalonin rrugë, e pas dërgimit menjëherë në spitalin Ushtarak ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërkaq uniformat blu kanë ndaluar shoferët.

AKSIDENTI PRANE ARKIVES SE SHTETIT

Ndërsa në Unazë në zonën pranë Arkivës së Shtetit, një zonjë e moshuar ka mbetur e plagosur nga një shofere femër e cila, jo vetëm ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, por është larguar nga vendngjarja pa i dhënë ndihmën e parë zonjës.

Shërbimi i patrullës së komisariatit numër 3, ka shoqëruar të plagosurën drejt spitalit dhe ka shpallur në kërkim një automjet tip FIAT dhe drejtuesen e e këtij mjeti mbi të cilën do të rëndojnë akuzat për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhee largimit nga vendi i ngjarjes.


Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)