TIRANE-Dy grabitje janë regjistruar në kryeqytet ditën djeshme. Ngjarja e parë ka ndodhur në mesditë, ku një ekonomisteje të një firme private në rrugën “Memo Meto” i janë grabitur një milion lekë.
 
Sipas policisë, tre persona të paidentifikuar, dyshohet edhe të maskuar, i kanë dalë para automjetit tip “Volksvagen” me drejtues shtetasin T. M. 31 vjeç, dhe shtetases A. P. 33 vjeçe, ekonomiste në një firmë private, i kanë marrë me dhunë shumën 1.000.000 Lekë
 
Ndërsa në mesnatë në Unazë të Re është regjistruar grabitja e dytë. Dy persona të maskuar, dyshohet edhe të armatosur i kanë vjedhur me dhunë 7.000 lekë dhe një orë dore të markës “Omega”, 56 vjeçarit me inicialet I. H. në momentin që po qëndronte jashtë automjetit të tij tip “Skoda”.

 
Njoftimet e policisë

Grabitja e parë në Tiranë

Më datë 29.05.2017, rreth orës 12:30, në rrugën “Memo Meto”, tek ish “Restorant Durrësi”, tre persona të paidentifikuar, i kanë dalë para automjetit tip “Volksvagen”, me drejtues shtetasin T. M., i 31 vjeç, dhe shtetases A. P., 33 vjeçe, ekonomiste ne një firmë private, i kanë marrë me dhunë shumën monetare prej 1.000.000 Lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 139 e 25 të Kodit Penal.
 
Ndërsa në mesnatë në Unazë të Re dy persona të maskuar, dyshohet të armatosur i kanë vjedhur me dhunë 7.000 lekë dhe një orë dore të markës “Omega”, 56 vjeçarit me inicialet I. H. në momentin që po qëndronte jashtë automjetit të tij tip “Skoda”.
 
Grabitja e dytë në Tiranë
Më datë 29.05.2017, rreth orës 23:30, në Unazë të Re, në rrugën “Loni Ligori”, dy persona të maskuar, të cilët dyshohet të kenëpatur me vet një armë zjarri, i kanë vjedhur me dhunë, 7.000 lekë dhe një orë dore të markës “Omega”, shtetasit I. H., 56 vjeç, në momentin që po qëndronte jashtë automjetit të tij tip “Skoda”. Parashikuar nga Nenet 139 e 25 të Kodit Penal.

dy.b/shqiptarja.com