TIRANE - Përpos tmerrit dhe terrorit qendra me produkte kozmetike që u përfshi mbrëmjen e së hënës nga pengmarrja ka rinisur punën normalisht. Të 11 punonjësit e kësaj qendre (vajza e djem), të cilët janë përballur me 2 pengmarrës të cilët kishin hyrë për të grabitur në këtë qendër, nuk janë paraqitur në punë, duke u zëvendësuar me punonjës të tjerë
CFARE NDODHI MBREME BRENDA QENDRES
Ka nisur si një tentativë grabitje në një kompani produktesh kozmetike, por për të paktën një orë është shndërruar në pengmarrje. Është kjo ngjarja e cila ka tronditur zonën e Saukut të vjetër në periferi të Tiranës, rreth orës 18:00 të së hënës,(11 shkurt) kur 2 persona të armatosur e të maskuar, hynë në ambientet e brendshme të filialit kryesor të një kompanie gjermane me produkte kozmetike, shëndetësore e bizhuteri, "LR Cosmetics". Dy grabitësit terrorizuan punonjësit e depos me në tentativën për t’a grabitur dhe kërcënuan punonjësit që ndodheshin në katin e dytë të kësaj ndërtese. Pavarërisht postblloqeve dhe operacioneve për arrestimin e të dyshuarve si autorë të grabitjes ende nuk ka ndonjë person në pranga.
Erisa Seferi, një prej punonjeseve në këtë biznes tregon se si kanë hyrë në godinë kriminelët, siç i quan ajo, si i kanë lidhur me litar 11 punonjës, vajza dhe djem, si keqtrajtuan një prej punonjësve dhe tmerrin që ka përjetuar përreth një orë. Pasi grupi hetimor mori deshminë e të gjithë punonjësve, dy prej tyre janë shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Dy vajzat mendohet se janë dëshmitare kryesore të ngjarjes dhe kanë pasur më shumë kontakt me dy pengmarrësit e mund të ndihmojnë më tej në zbardhjen e ngjarjes.

(Foto, kompania ku ndodhi pengmarrja)
Një prej pengjeve ka arritur të shtypë butonin e alarmit duke sinjalizuar forcat e sigurisë së objektit se diçka po ndodhte dhe në këtë kohë disa prej pengjeve kanë arritur të largohen për shkak të shpërqëndrimit të dy pengmarrësve. Menjëherë ka arritur edhe policia e forcat RENEA, ndërsa dy pengmarrësit duke u ndjerë të rrezikuar kanë dalë nga dera e pasme e godinës dhe kanë arritur të arratisen. Forca të shumta policië janë angazhuar për kapjen e tyre, ndërsa janë ngritur patrulla dhe po bashkëpunohet edhe me Elbasanin për kapjen sa më parë të autorëve.
Nga ekzaminimi i kamerave të sigurisë të vendosura në ambientet e qendrës kozmetike, është bërë i mundur identifikimi i personave të përfshirë në ngjarje, edhe pse ata ishin të maskuar. Dy personat dyshohet se e kishin studiuar më parë vendin ku do të kryenin grabitjen, e cila doli jashtë kontrollit të tyre dhe u kthye në pengmarrje.

(Foto, dy dëshmitaret kryesore duke u shoqëruar në Drejtorinë e Policisë)
DESHMIA E NJERES PREJ PUNONJESEVE
Në një intervistë për televizionin A1 REPORT!, i cili ndodhej në vendngjarje, Erisa Seferi, njëra prej vajzave që punonte në kompaninë " "LR Cosmetics", tregon dinamikën e të gjithë ngjarjes e cila tronditi punonjësit që ndodheshin në ato momente brenda ambienteve të fabrikës.
Erisa rrëfen se dy persona trupmëdhenj, të armatosur me automatikë e thika, hynë nga shkallët e pasme të ndërtesës, dhe morën peng të 11 personat që ndodheshin në katin e dytë të godinës.
“Kishte klauar ora 18:00, kishim mbaruar punët tona.. Vumë re që nga kati i dytë nuk po zbrisnin gocat...Kanë qenë dy persona të armatosur me maska, me thika. Hynë nga porta mbrapa, bllokuan stafin e brendshëm, kërkuan kush ishte drejtori në kompani t’i jepte para. Drejtori u thërrit nga vajzat e stafit të cilat ishin me automatik te koka që të vinte në fabrikë se njëra ishte sëmurë”, tregon punonjësja në këtë kompani.

Erisa rrëfen më tej, se njëra prej vajzave të marra peng ka shtypur butonin e alarmit, duke sinjalizuar kështu “Security”, forcat e sigurisë së kompanisë, të cilët njoftuan edhe punonjësit që ende nuk ishin marrë peng të largoheshin nga godina.
(Lajmi u publikua fillimisht në orën 19:00 dhe u përditësua në 21:45 të 11 shkurtit, përditësimi i fundit 07:20 12 shkurt)
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com