Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në Tiranë ku një person i paidentifikuar i ka vjedhur mjetin tip “ML” dhe kanë plagosur lehtë në këmbë me armë zjarri, drejtuesin e mjetit Th. N. I cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Forca të shumta Policie kanë mbërritur në vendngjarje.

Policia e ka ngritur pika kontrolli, ndërsa janë njoftuar policia e Durrësit, Lezhës dhe Krujës.

Redaksia Online
Shqiptarja.com