Një person është shpallur në kërkim sot nga policia në Kamëz, pasi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të disa efektivëve, të cilët shkuan për ta arrestuar pasi ai dyshohet si autorë i një vjedhje.

Ngjarja u regjistrua në rrugën 'Nëne Tereza', ku Elis Suçi, i cili ishte shpallur në kërkim për vjedhjen e një marketi, ka qenë duke kaluar në këmbë pranë shkollës "Ibrahim Rugova" dhe në momentin që efektivët e policisë i kanë kërkuar të ndalojë, ai nuk është bindur dhe ka qëlluar me armë zjarri.  

Fatmirësisht nga të shtënat nuk kanë mbetur persona të lënduar, teksa shërbimet e policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e tij.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:42
Kush është i riu që qëlloi me armë zjarri në drejtim të policisë në Kamëz

1646311692_ELISSUCI.jpg

Ky është Elis Suçi i riu që qëlloi me armë zjarri në drejtim të efektivëve të policisë në Kamëz, ditën e sotme pasi këto të fundit shkuan për ta arrestuar.