Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë ku një person i identifikuar si Dorjan Kasa, i ka vendosur thikën në qafë një efektivi të Policisë Rrugore.
Efektivi i rrugores ka qenë te vizat e bardha pranë qendrës tregtare dhe po orintonte këmbësorët për të kaluar. Në një moment, sipas dëshmisë së tij, një person i ka shkuar nga pas dhe i ka vendosur thikën në qafë.
"Për një moment nuk e kuptoja se kush ishte ky person pasi nuk e njihja. Kur e pash që më vendosi thikën në qafë reagova menjëherë dhe e kapa me të dyja duart", ka sqaruar efektivi.
Pas kësaj autori Dorjan Kasa u arrestua por në polici nuk jep asnjë deklarim apo të shpjegojë motivet dhe arsyen pse tentoi të godasë me thikë oficerin.
Njoftimi i policisë:
Tentoi të godiste me mjet prerës dhe t’i merrte armën e shërbimit një punonjësi të Policisë Rrugore në krye të detyrës, neutralizohet dhe vihet në pranga menjeherë autori.
Sekuestrohet mjeti prerës (thikë).
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasin D. K., 38 vjeç.
Më datë 05.06.2026, rreth orës 08:20, në afërsi të kthesës së Kamzës, 38-vjeçari në mënyrë të menjëhershme i ka vënë në fyt, mjetin prerës (thikë) që kishte me vete, një punonjësi të Policisë që ishte në krye të detyrës, duke menaxhuar trafikun rrugor.
Gjithashtu, 38-vjeçari ka tentuar t’i marrë efektivit, armën e shërbimit, por është neutralizuar dhe vënë menjëherë në pranga nga shërbimet e Policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente

Kohet e fundit ka ardh nje nevoje per veting me polici dhe krijimi i shkolles bachelor per polic ! Keshtu kemi nje reforme qe i jep frytet ne 2029-2031! Cdo qytetar ka drejte te marr pjese ne ide politike dhe permiresimin e shoqerise ! Duhet me shume parking dhe sisteme parking-u e shume problematika te tjera! Ndryshe policia eshte kthyer ne “aset” pra vegel e krimit dhe jo e qytetareve! Kjo eshte degjenerim nese eshte e vertete dhe nuk duhet ta besojme.
Përgjigju