TIRANE - Një makine në pronësi të një punonjësi të bashkisë i është vënë eksploziv në rrugën “Ali Demi”. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, pranë shkollës “Kushtrimi i Lirisë”.
Nga të dhënat e para mësohet se makina e shpërthyer tip "Golf" me targa TR 4077L, ishte në pronësi të Altin Zeranit
Policia ka marrë në pyetje Zeranin, i cili është treguar i rezervuar.
Burime nga A1 Report bëjnë të ditur se Zerani dyshohet se është inspektor ndërtimi në Bashki dhe shpërthimi ka lidhje me ndërtimet pa leje që kanë lulëzuar gjatë fushatës zgjedhore në Tiranë. Sipas këtyre burimeve dyshohet se Zerani ka marrë ryshfet për ngritjen e një ndërtimi pa leje, i cili më pas është prishur.
Nga shpërthimi raportohet vetëm dëme materiale.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com