Tiranë, ekspozitë për gratë
austriake që jetuan në Shqipëri

Tiranë, ekspozitë për gratë<br />austriake që jetuan në Shqipëri
Gratë dhe vajzat austriake që mbetën në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore janë bërë pjesë e një ekspozite të çelur në Galerinë Kalo në Tiranë.
 
“Austriakët e zemrës” titullohet ekspozita me autore Jutta Benzenberg. Ekspozita u çel nga Ambasada Austriake në Tiranë dhe Fondacioni Kalo. Në konceptin e autores janë përfshirë pasardhësit e grave austriake, të cilat erdhën në Shqipëri gjatë periudhës mes dy luftërave botërore përmes martesave, dhe mbetën në Shqipëri.
 
Në këto portrete të vijnë ndërmend jetët e austriakëve që diktatura ua ndërlikoi së tepërmi. Fotografia Jutta Benzenberg thotë se ishte shumë e interesuar sesi kanë jetuar pasardhësit gjysmë shqiptarë të austriakëve në Shqipëri.
 
“Ishte një gjë e bukur të takoheshe me këta njerëz, të cilët preferoj t’i quaj “njerëz të zemrës”. Ata kanë jetuar në Shqipëri, kanë bashkëjetuar me shqiptarët dhe janë edhe pjesë e gjakut të tyre. Kështu dita -ditës unë kam mundur të gjej në sytë e tyre historitë e jetës. Dhe më ka tërhequr kjo punë, e cila më ka dhënë një kënaqësi të madhe. Për mua çdo herë që fotografoja behej më interesante, kur zbuloja më shumë se ajo që thoshin, atë që flisnin vetë sytë e tyre”, tha Jutta Bezzenberg.

Duke parë këtë ekspozitë një nga gratë që ka vuajtur më tepër ndarjen me familjen e saj në Austri është Ludmilla Jovan, e cila për 50 vite jetoi në Shkodër e vetme me dy vajzat e saj, sepse burri i kishte vdekur.

Një tjetër personazh që është pjesë e ekspozitës vjen përmes kujtimit së të bijës Drita Dashi.

80-vjeçarja kujton vështirësitë e jetës së nënës së saj austriake Ann Ednt, e cila ndërroi jetë në moshë të re, sepse nuk i jepej trajtimi i duhur mjekësor, për shkak të politikave të egra dhe diskriminuese të diktaturës komuniste ndaj të huajve që jetonin në Shqipëri
 
Pasardhësit e emigranteve austriake u ndoqën nga fate të ndryshme, prekëse, madje shpesh edhe tragjike. Kujtimet e tyre shprehen përmes kësaj ekspozite që do të qëndrojë e çelur deri më 11 qershor.

[gallery]22469[/gallery]

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar