Tiranë, ekzekutohet pronari
i autoshkollës, Luigj Dukagjini

Tiranë, ekzekutohet pronari<br />i autoshkollës, Luigj Dukagjini
TIRANE - Pronari i një autoshkolle në Tiranë është ekzekutuar sot në mëngjes në rrugën "Hoxha Tahsin". Viktima Luigj Dukagjini ndërroi jetë në Spitalin "Ushtarak".

Nga të dhënat e para mësohet se viktima 50-vjeçar është ekzekutuar me 3 plumba pistolete. Viktima është qëlluar në trotuar, sapo ka zbritur nga makina e tij gri me targa TR 0499 R. Vrasja ndodhi rreth orës 08:30 minuta në lagjen ku Dukagjini kishte në pronësi autoshkollën "Europa", informon gazetari ynë nga vendi i ngjarjes, Arsen Rusta. 

Disa orë më pas policia informoi se policia ka identifikuar mjetin e autorëve (mendohet se janë 2), i cili ishte një fugon i bardhë me targa Kosove, Policia thotë se mjeti është identifikuar duke udhëtuar drejt veriut.

Policia po merr në pyetje disa dëshmitarë, ndërkohë që ekspertë të kriminalistikës gjeten prova në vendin ku ndodhi vrasja.

Luigj Dukagjini prej disa kohësh jetonte në kryeqytet. Ai ishte i martuar dhe babai i dy fëmijëve. Nuk njihej si person me precedent penal nga policia, por pak kohë më parë kunati i tij, burri i motrës, është ekzekutuar në Angli, ç’ka ka shtyrë ekspertët të rihapin çdo dosje apo konflikt që Dukagjini mund të ketë pasur në të shkuarën.

luigj dukagjini
(Foto: Vendi ku ndodhi vrasja, makina e viktimës dhe i vrari Luigj Dukagjini)

Rreth orës 09:20 minuta në vendin e ngjarjes mbërriti dhe drejtori i policisë së Tiranës, Bernard Çaushi. Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Lajmi fillimisht u publikua ne oren 08: 58.U përditësua në orën 15:00.

(Redaksia online)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Djegia e Melisa Trëndafilit me benzinë nga burri, reagon edhe ministri Manja: Tronditëse dhe e patolerueshme, dhunë e verbër në familje! Ndëshkim shembullor nga Drejtësia

Djegia e Melisa Trëndafilit me benzinë nga burri, reagon edhe ministri Manja: Tronditëse dhe e patolerueshme, dhunë e verbër në familje! Ndëshkim shembullor nga Drejtësia