TIRANË - Dy burra janë vënë në pranga nga policia në Tiranë dhe Elbasan pasi akuzohen për dhunë në familje. Kështu, Policia e Tiranës ka bërë të ditur se është arrestuar Artur Zhura, 42 vjeç, nga Durrësi por me banim në Tiranë, pasi është denoncuar për dhunë në familje.
Ka qenë bashkëshortja e 42-vjeçarit që e ka paditur në polici, duke e akuzuar për dhunë fizike dhe psikologjike. Pas mbërritjes në banesën e çiftit Zhura, policia e ka arrestuar bashkëshortin, i cili tani do të përballet me masën e gjykatës, për akuzën e ngritur. Ai është arrestuar nga efektivët e komisariatit numër 4.
Ndërsa në Elbasan, policia ka arrestuar sot në flagrancë Bashkim Senja-n, 52 vjeç, banues në fshatin Shirgjan të Komunës me të njëjtin emër.
Burimet zyrtare nga policia thanë se, arrestimi i tij është bërë pasi, ky ai në banesën e tij, për motive xhelozie, ka ushtruar dhune fizike ndaj bashkëshortes së tij F. Senja, 46-vjeçe. Si pasojë e kësaj dhune, 46-vjeçares i janë shkaktuar dëmtime në trup.
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com