Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se janë sekuestruar 2 njësi kompjuteri të markës IP,1 lap top i markës IP,solucione dhe kimikate të ndryshme,2 passaporta italiane, 2 passaporta shqiptare,1 kartë shëndeti italiane,18 fotografi për dokumenta,1 pajisje e plastifikimit të dokumentave, dokumente të ndryshme në llojin e porosive, letër me element sigurie për bërjen e dokumentave të falsifikuara,2 karta identiteti italiane të plotësuara,10 karta identiteti italiane të pa plotësuara, 3 karta identiteti shqiptare të plotësuara, 2 master card, 2 karta plastike ( me mbishkrim Oyster dhe Vantaggi )passaport me emër shtetasi shqiptar e lëshuar më datë 24.02.2011, automjet tip "Mercedez Benz" dhe 4 aparate celularë të markave të ndryshme.
Gjatë operacionit policor "Permeso", u arrestuan :
- Gëzim Tafaj, 48 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për "Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit".
- Kujtim Osmanaj, 51 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tyre është kryer, pasi në sajë të një hetimi disa mujor, me metoda speciale në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Tiranë është dokumentuar me prova ligjore veprimtaria e jashtëligjshme që ata ushtronin.
Gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën "Zef Kolombo", në mjetin tip "Mercedez Benz" me drejtues Gëzim Tafaj dhe pasagjer Kujtim Osmanaj, janë gjetur letërnjoftime të dyshuara të fallsifikuara.
Në vijimësi është ushtruar kontroll në banesën e Gëzim Tafaj, ku përsëri janë gjendur letërnjoftime të tilla.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale "Fallsifikim i dokumentave", "Prodhim i mjeteve për fallsifikim dokumentash", "Fallsifikim iletërnjoftimeve, i pasaportave apo vizave", "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit", parashikuar nga nenet 186, 192,189/2 dhe 298/2 të Kodit Penal.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com