TIRANE - Në familjen Lugjaj në një zonë pranë Kinostudios, banojnë në një shtëpi 4 persona, tre vëllezër dhe një motër që ka sakrifikuar gjithë jetën e saj për t’u kujdesur për ta. 

Kundrejt mjerimit që është ulur këmbëkryq prej vitesh në këtë shtëpi, problemi më i madh është njëri prej djemve, i cili është i sëmurë mendor.

Njëri prej dy djemve të shtëpisë, ai që deri para dy vitesh siguronte të paktën bukën në familje, është larguar nga puna. I vetmi burim të ardhurash janë 9 mijë lekë të reja, asistenca e vëllait të sëmurë si dhe të ardhurat e pakta që mblidhen nga thasët me shishe plastike dhe kanaçe që i shesin një herë në muaj. Fati më i madh i tyre është kur dikush kujtohet për ta.

Ata i bëjnë thirrje kujtdo, institucioneve kompetente apo edhe donatorëve privatë të cilët mund të japin çfarëdolloj ndihme. Këtë shembull ndjekin edhe fqinjët e tyre prej vitesh. 

familja lugja

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)