Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu liron nga detyra kryepolicin e Tiranës, Kastriot Skënderi, pas përplasjeve të forta mes përmbaruesve dhe banorëve të një godine tek "Petro Nini", në konflikt pronësie prej vitesh.

Dy familje me 15 anëtarë, prej gjashtë orësh protestuan për të mbrojtur banesën ku jetojnë prej 60 vitesh në rrugën "Petro Nini", pasi tokës ku është  ndërtuar shtëpia i ka dalë pronari. Bënë qëndresë duke refuzuar zbatimin e vendimit të gjykatës nga ana e Përmbaruesve, me të cilët patën përplasje të forta.

Fillimisht u shtrinë në mes të rrugës duke bllokuar gjithë qarkullimin e mjeteve, më tej u futën në banesë duke mbyllur portën kryesore, dhe duke mos lejuar Përmbarimin të ekzekutojë vendimin e Gjykatës për t'i nxjerrë nga banesa. Disa prej familjarëve të përfshirë në përplasje u shoqëruan në polici, ndërsa të tjerë, me ambulancë për në spital si pasojë e gjendjes së vështirë shëndetësore që kaluan nga përshkallëzimi i situatës.

Banorët pretendojnë se pronarët e tokës Aleksandër dhe Ilir Gavoci, i kanë premtuar se do t'i japë disa banesa, por asnjë hap nuk është marrë.

Punonjësit e përmbarimit tentuan të futen me forcë në ambientet e shtëpisë duke qëlluar derën me shufra hekuri në sy të disa fëmijëve. Në këtë moment policia nuk ka bërë asnjë reagim, gjë për të cilën është kritikuar edhe nga ministri Sandër Lleshaj i cili ka deklaruar se policia ka detyrim ligjor të mbështesë përmbarimin dhe të tregohet efikas, ku duhej të shmangte incidentet ku ishin të përfshirë edhe fëmijë. Të njëjtin qëndrim mbajti edhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se qeveria nuk mund të dalë mbi një vendim gjykate të formës së prerë, dhe se policia e ka detyrim ligjor t'i përgjigjet Përmbarimit. Kryebashkiaku Veliaj ka deklaruar se Bashkia e Tiranës, edhe pse nuk është e përfshirë në këtë konflikt, do të ofrojë banesa sociale për banorët .

Nga ana tjetër, avokati i banorëve është shprehur se për këtë akt nuk ka asnjë vendim gjykate.

Në përfundim të protestës, banorët njoftuan se ditën e nesërme do të jenë te Gjykata e Lartë për të bërë një kërkesë për mos ekzekutimin e vendimit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:54
Përplasja për pronësinë tek 'Petro Nini', lirohet nga detyra drejtori i Policisë së Tiranës

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj liron nga detyra Drejtorin e Policisë së Tiranës, Kastriot Skënderi, pas përplasjeve për pronësinë tek rruga 'Petro Nini'

"Vendimi i kreut të Policisë së Shtetit për lirimin nga detyra të drejtuesit të Policisë së Tiranës është reagimi i duhur. Nuk mjafton që Policia të jetë ligjërisht në rregull. Prej saj kërkohet më shumë. Ajo duhet të jetë dhe me mendje e zemër në lartësinë që e kërkon ndjeshmëria dhe interesi i publikut. Jo si sot, tek rruga e shkollës "Petro Nini"!", shkruan Lleshaj.

Deri në emërimin e drejtorit të ri të Policisë të Tiranës detyrën do e mbajë, Dhimitraq Ziu, zëvendësdrejtor.

Edhe më herët ministri kritikoi punën e policisë së Shtetit, duke shfaqur pakënaqësi për mënyrën se si reagoi policia në përplasjen mes banorëve të një ndërtese, tokës mbi të cilën ishte ndërtuar i doli pronari, dhe përmbaruesve që shkaun për të ekzekutuar vendimin e gjykatës. Lleshaj tha se puna eefektivëve nuk ishte efikase dhe dinjitoze, pasi nuk zbatuan ligjin që i detyron uniformat blu të mbështesin përmbaruesiit në ekzekutim të vendimit për të liruar banesën nga personat që jetojnë aty, dhe për të shmangur përplasjet.

Kastriot Skënderi
Ora 16:40
Vasili për përplasjen te Petro Nini: Kryeministri trushkulur, policia u soll si ganstere

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar lidhur me protestën e banorëve në zonën e Petro Nini Luarasit, duke akuzuar kryeministrin i cili sipas tij nuk vë gisht mbi policinë e cila bëri rolin e gangsteres por u mor me median.

"Cfare kryeminister trushkulur!!

Policia u soll si gangstere dhe kriminele me banoret te Petro Nini, kurse kryeministri thote:fajin e ka kazani.

Sigurisht kur dhunohen edhe femijet ketij nuk ka si te dhembe,sepse ky vetem hallin e karriges se tij te pëgërë ka.

Por foto e ketij femije ka per te mbetur perjete per Edi Ramen nje damke turpi, qe s'do ta heqe tere jeten, meqenese eshte edhe.... edhe prind....", shkruan Vasili.

Momente nga protesta e banoreve ne rrugen Petro Nini Luarasi
Ora 16:16
Një punonjëse e forcave Shqiponja mes banorëve, të cilëve po i shembet shtëpia

Kjo nuk ishte një ditë e zakonshme për Blerta Dervishin, ish-sportisten që tashmë punon pranë repartit të Shqiponjave. Ajo sot nuk ishte krah kolegëve por përballë tyre, teksa mbronte me forcë shtëpinë e saj.

Ajo është një prej banoreve të familjeve që rrezikon t'i shembet banesa në zonën e Petro Nini Luarasit.

Blerta Dervishi qëndroi nga mëngjesi i sotëm e deri në mbyllje të protestës krah familjarëve të saj, duke hasur në kundërshtinë e forcave policore të cilat ishin të vendosura aty për të ruajtur rendin dhe sigurinë.

Ndërkohë mësohet se më herët ajo i ka shkruar vetë personalisht kryeministrit duke marrë si përgjigje po të njëjtin qëndrim të shprehur sot nga kreu i ekzekutivit që kjo nuk është përgjegjësi i tij, por e gjykatave.

Blerta Dervishi
Ora 15:30
Veliaj: Ofrojmë banesa sociale për banorët e prekur nga konflikti me pronarët e tokës

Lidhur me përplasjen e banorëve të shtëpive në zonën e Petro Ninit me punonjësit e përmbarimit ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai thotë se konflikti është trajtuar në Gjykatë dhe ata që e politizojnëë na kujtojnë prej kujt i kemi peshqesh këto gjykata. Veliaj ka deklaruar se Bashkia e Tiranës i ofron mbështetje banorëve me banesa sociale

"1/2 Bashkia Tiranë nuk ASNJE perfshirje te PNL, as ka PDV apo leje ndertimi! Konflikti i pronareve te tokes me banoret e nje ndertese me shtesa pa leje eshte trajtuar ne GJYKATE! Ata qe e politizojne na kujtojne prej kujt i kemi peshqesh keto gjykata e keto plage me pronat.

1/2 E megjithate Bashkia Tiranë eshte gati qe SOT t'i ofroje mbeshtetje me BANESA SOCIALE ne kushte shume me te mira se katet pa leje te gjithe familjeve te prekura nga ky konflikt mes DY PRIVATEVE per pronat, kontratat e llogarite e tyre, pavaresisht vendimit te gjykates!", shkruan Veliaj.

Postimi i plotë i Veliajt

 

Ora 14:45
Banorët sulmojnë me vezë punonjësit e përmbarimit (FOTO)

Disa banorë  kanë sulmuar me vezë në drejtim të punonjësve të përmbarimit. Policia ka ndërhyrë duke neutralizuar situatën.

Ora 14:42
Banori gjakoset në protestë, disa familjarë qëllojnë me vezë drejt përmbarimit (VIDEO)

Vijon qëndresa e banorëve në rrugën Petro Nini Luarasi të cilët kundërshtojnë shembjen e banesave. Njëri prej tyre është gjakosur gjatë tentativës së përmbaruesve për të shembur derën, ndërkohë që ai ndodhej në anën e brendshme të oborrit.

Ndërsa disa banorë të tjerë kanë sulmuar me vezë në drejtim të punonjësve të përmbarimit. Policia ka ndërhyrë duke neutralizuar situatën.

 

Ora 14:33
Reagon Rama për përplasjet tek 'Petro Nini': Qeveria s'ka fuqi mbi vendimet e gjykatave

Kryeministri Edi Rama reaoi për situatën e rëndë sot në rrugën Petro Nini ku Përmbarimi shkoi të nxjerrë nga një banesë familjarët aktualë, pasi me vendim të formës së prerë, ndërtesa i duhet kthyer pronarit të vërtetë.

Kreu i qeverisë përmes një statusi në Twitter, thotë se qeveria nuk ka asnjë fuqi mbi vendimet e gjyklatave. Ndërsa shton se policia, sic ligji e detyron, duhet t'i përgjigjet Përmbarimit që kishte shkuar me vendim gjykate për të nxjerrë banorët. 

"Të trishtueshme pamjet nga rruga e shtëpisë ku kërkohet ekzekutimi i një vendimi gjyqi të formës së prerë. Por e trishtueshme edhe se si Kazani i përzien gjërat pa lidhje! Qeveria s'ka asnjë fuqi mbi vendimet e gjykatave dhe policia e ka detyrim ligjor t'i përgjigjet Përmbarimit", shkruan Rama.

Nga përplasjet mes përmbarimit dhe banorëve të ndërtesës, pati përplasje ndërsa u tentua disa herë nga Përmbarimi që të hynte me forcë në banesë. Policia shoqëroi disa persona. 

Ora 14:20
Lleshaj kritika policisë: Duhet të ishit efikas

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka kritikuar policinë lidhur me qëndrimin e tyre gjatë pëplasjes së banorëve me forcat e përmbarimit. 

"Mirëkuptim të plotë për reagimet ndaj pranisë së Policisë Shtetit në ekzekutimin e një veprimi përmbarimor, mbi një vendim gjykate të formës së prerë.

PSH ka detyrimin ligjor të mbështesë përmbarimin, por ka edhe detyrimin të jetë dinjitoze dhe efikase. Kjo s'ka ndodhur në këtë rast", shkruan Lleshaj.

Nje prej policeve duke u perpjekur te qetesoje banoret
Ora 13:28
Solidarizim me banorët që protestojnë, shihni momentin kur njëri prej policëve përqafon fëmijën e përlotur (VIDEO)

Ndërkohë që banorët protestojnë kundër shembjes së banesës, është vënë re një shenjë solidariteti nga ana e forcave të policisë në drejtim  të tyre.

Në një moment njëri prej policëve është parë duke përqafuar një prej fëmijëve të përlotur, në momentin kur përmabrimi tentoi të futet me forcë në banesë.

Ora 13:08
Protesta kundër shembjes së shtëpisë, një zonjë bie pa ndjenja (VIDEO)

Një zonjë nga familjet të cilat protestojnë kundër shembjes së banesës së tyre, ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në mes të rrugës. Ajo ka marrë ndihmën  e parë të cilët kanë thirrur dhe ambulancën e cila qëndron prej mëngjesit pak metra larg vendit ku banorët po protestojnë.

Banorja ka qenë duke biseduar me gazetarët dhe është ndjerë keq gjatë kohës kur fliste.

Më herët edhe disa persona të tjerë janë ndjerë keq dhe janë shoqëruar me ambulancë.

Ora 12:58
Kundërshtojnë shembjen e banesës, banorët dhe fëmijët shpërthejnë në lot (VIDEO)

Një situatë e tensionuar është krijuar ditën e sotme te Pretro Nini Luarasi, ku disa banorë luftojnë me policinë për të mbrojtur banesën e tyre nga “duart” e IMT-së.

Disa prej banorëve, mes tyre edhe fëmijë të cilët janë gjendur në banesë në momentin e përplasjse më përmbarimin kanë shpërthyer në lot.

Ora 12:20
Avokatët e banorëve: 'Të shkretët' po nxirren në rrugë! Nuk ka vendim gjykate

Avokatët e banorëve në zonën e Petro Nini Luarasit janë përplasur me punonjësit e Përmbarimit duke kundërshtuar veprimin e tyre për nxjerrjen e banorëve nga shtëpia. Avokati Ndue Pjetra i është drejtuar punonjësit të Përmbarimit se nuk ka vendim gykate për veprimin që po bën dhe se  do të porcedohet penalisht.

Ai ka deklaruar për mediat se para dy vitesh këta familjarë kanë nënshkuar një marrëveshje. Ata kanë rënë dakort të heqin dorë nga rekursi për t'u demshpërblyer me një shtëpi. Në momentin që ata kanë hequr dorë nga rekursi prona ka kaluar në një përmbarues tjetër.

"Nuk mund të futesh në banesë pa vendim gjykate. Kreditori ka të drejtë të heqë dorë nga ekzekutimi. Nuk ka rëndësi si janë marrë vendimet deri tani. Nëse ekzekutohet ky vendim, përmbaruesi do ndiqet penalisht. Komisariati nr 2 i shërben kriminelëve. Para dy vitesh kanë nënshkuar një marrëveshje. Ata kanë rënë dakort të heqin dorë nga rekursi për t'u demshpërblyer me një shtëpi. Në momentin që ata kanë hequr dorë nga rekursi prona ka kaluar në një përmbarues tjetër. Familjarët kanë të drejtë të rrinë në pjesën e vet. Prona është e ndarë në dy pjesë, njëra i takon pronarëve dhe tjetra", ka deklaruar avokati.

Ndërkohë avokati tjetër është shprehur se banorët, duke i quajtur ata "të shkretët", kanë nënshkruar një marrëveshje e cila vepron mbi vendimin gjqyësre

"Ka një vendim në kundërshtim me ligjin. Kjo pronë është sekuestruar në 1939. Sipas ligjit nuk mund të kthehen pronat e sekuesruara para vitit 1944.Palët në vitin 2015 kanë bërë një deklaratë noteriale ku thuhet se është vendosur të heqin dorë nga rekursi që kishin në Gjykatë të Lartë. Kur palët arrijnë marrëveshje nuk mund të veprojë më përmbarimi dhe bie fuqia e vendimit gjyqësor. Gjykata e Apelit Tiranë i jep fuqi juridike deklaratës noteriale".

Ora 12:12
Banorët largojnë me forcë punonjësit e Përmbarimit (VIDEO)

Punonjësit e Përmbarimit të cilët kanë tentuar të futen me forcë në ambientet e shtëpisë e cila do të shembet pasi i është kthyer pronarëve, janë larguar me forcë nga qytetarët e zonës të cilët kanë shkuar në mbështetje të familjeve që banojnë në këtë godinë.

Qytetarët janë komfrontuar fizikisht me disa nga punonjësit duke bërë të mundur largimin e tyre nga zona ku banorët protestojnë kundër shembjes së banesës.

Ora 11:43
Përmbaruesit tentojnë të hapin derën me shufra hekuri, tmerrohen fëmijët (VIDEO)

Disa punonjës të përmbarimit kanë tentuar të hyjnë me forcë brenda shtëpisë në rrugën Petro Nini Luarasi. Ndërkohë nga ana tjetër brenda oborrit ndodhen edhe fëmijët e katër familjeve që banojnë në këtë banesë.

Punonjësit e përmabrimit kanë përdorur leva dhe shufra hekuri duke goditur me forcë portën e shtëpisë. Ndërkohë policia nuk ka bërë asnjë veprim për parandalimin e tyre.

Ora 11:40
Përmbaruesit tentojnë të hapin derën me shufra hekuri (FOTO)

Disa punonjës të përmbarimit kanë tentuar të hyjnë me forcë brenda shtëpisë në rrugën Petro Nini Luarasi.

Ora 11:20
Tentuan të shoqërojnë një familjar, banorët rrethojnë makinën e policisë (VIDEO)

Banorët të cilët protestojnë kundër shembjes së banesës në rrugën "Petro Nini Luarasi" kanë bllokuar kalimin për makinën e policisë në momentin kur po shoëëronte një prej djemve të cilët protesojnë. Pëmes qëndresës së tyre është parandaluar dhe shoqërimi i të riut.

Deri më tani janë shoqëruar katër familjarë, mes tyre dhe një grua.

Ora 11:10
Tiranë, momenti kur shtatzëna dhe qytetarët 'shpëtojnë' burrin nga policia (FOTO)

Banorët në rrugën "Petro Nini Luarasi" kanë vijuar qëndresën deri në orët e pasdites, ndërkohë që mes tyre ka qenë edhe një grua shtatzënë.

Ajo ka tentuar të futet me forcë në ambientet e shtëpisë, por kjo nuk është lejuar nga forcat e policisë.

Ora 11:09
Gruaja shtatzënë përleshet me forcat e policisë, i del në mbrojtje vajza e mitur (VIDEO)

Banorët në rrugën "Petro Nini Luarasi" kanë vijuar qëndresën deri në orët e pasdites, ndërkohë që mes tyre ka qenë edhe një grua shtatzënë.

Ajo ka tentuar të futet me forcë në ambientet e shtëpisë, por kjo nuk është lejuar nga forcat e policisë.

Në momentin e përplasjes me tyre, nënas shtatzënë është përkrahur dhe nga vajza e saj e vogël e cila qëllon policët për të mbrojtur të ëmën.

Ora 11:08
Kaos te 'Petro Nini Luarasi' në Tiranë, banorët kundështojnë vendimin për prishjen e banesës (FOTO)

Familjarët e një banese që rrezikon të shembet në rrugën “Petro Nini Luarasi”, janë shfaqur në një gjendje tepër të rënduar mëngjesin e sotëm.

Disa prej fëmijëve kanë tentuar që të hidhen nga çatia e banesës, ndërsa familjarët iu kanë vënë flakën disa mbeturinave, që rrezikojnë të përfshijnë dhe objektin.

Banorët e 4 familjeve janë shtrirë në rrugë, dhe kanë humbur ndjenjat për shkak të situatës tejet të tensionuar. Një prej banoreve është shtatzënë dhe ka pasur kontraktime gjatë momenteve të tensionit.

Ata iu kanë dalë para makinave dhe kanë deklaruar se nuk do të lejojnë shembjen e banesës së tyre, të cilën e kanë me dokumente të rregullta.

Ora 10:59
Banorët kundër shembjes së banesës: Pronari i tokës na ka bërë premtime të rreme

Një prej banorëve që protestojnë kundër shembjes së banesës në kryeqytet është shprehur për mediat se pronari i tokës i ka premtuar më herët transferimin në disa banesa në zona të ndryshmë të Tiranës.

Por sipas tij ky ka qenë një mashtrim sepse asnjë hap konkret nuk është hedhur.

Nga ana tjetër banori thotë se kanë dokumente të rregullta dhe tentativa e shtetit për shembjen e banesës është totalisht e paligjshme.

Ora 10:40
Protestë kundër shembjes së banesës/ Banorët ndezin zjarr në oborr, fëmijët shpërthejnë në lot (VIDEO)

Banorët e katër familjeve që protestojnë kundër shembjes së banesës vijojë protestën në rrugën kryesore, ndërkohë nga ana tjetër ata kanë ndezur një zjarr në oborrin e bensës, duke shkaktuar një tym të madh në zonën përreth. Disa prej familjarëve qëndrojnë brenda banesës, me derën e kyçur për të ndaluar hyrjen e policisë. 

Ndërsa fëmijët që jetojnë në këtë banesë janë parë të përlotur nga situata e krijuar.

Në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat speciale Shqiponja, në përpjekje për të neutralizuar zemërimin e banorëve.

Ora 10:28
Protesta kundër shembjes së banesës/ Policia shoqëron dy burra dhe një grua (VIDEO)

Dy burra dhe një grua që protestojnë kundër shembjes së banesës përballë shkollës "Petro Nini Luarasi" janë shoqruar nga policia.

Në momentin e shoqërimit të njërit prej tyre, nënës së tij i ka rënë të fikët.

Ndërkohë familjarët e tjerë nuk lëvizin nga rruga kryesore duke bllokuar kalimin për automjetet.