TIRANË – Një fuoristradë ka përplasur një furgon policie, duke sjellë edhe plagosjen e rëndë të një pjesëtari të uniformave blu. Ngjarja ka ndodhur në orën 01:02 minuta të mëngjesit të sotëm, në kilometrin e 6 të autostradës Tiranë-Durrës, kur një makinë fuoristradë që drejtohej nga një femër, ka goditur mjetin e policisë.
 
Burime nga uniformat blu të kryeqytetit thanë se, fuoristrada ka goditur nga mbrapa furgonin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë targa "Policia 1378" që ishte vendosur në një pikë kontrolli.
 
Për shkak të përplasjes, i plagosur rëndë ka mbetur një efektivi i FNSH-së, cili është dërguar me urgjencë për në spitalin e Traumës, me një mjet policie. Mësohet se, ambulanca nuk ka shkuar në vendin e ngjarjes për shkaqe të panjohura.
 
Punonjësi i policisë është dërguar në trajtim mjekësor intensiv në qendrën e Traumës. E dëmtuar lehtë ka mbetur edhe drejtuesja e mjetit fouristradë.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)