TIRANË - Një automjet tip Benz, furgon mallrash me targë TR 9934 M është përplasur me një kamion mëngjesin e sotëm tek ish-dogana në Laprakë. Nga aksidenti ka mbetur i plagosur Andi Ruseli, drejtuesi i furgonit dhe pasagjeri që ndodhej në makinën e tij.
 
Policia ka kryer hetimet në vendin e ngjarjes, nga ku ka rezultuar se drejtuesi i fugonit ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është futur poshtë kamionit. Dy të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Traumës, ku mësohet se janë në gjendje të rëndë.


aksident laprake
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)