TIRANE-Mesditën e sotme një qytetar ka dorëzuar pranë ambienteve të Komisariatit të Policisë Nr.3, një zonjë të moshuar të cilën e ka gjetur në qendër të Tiranës, në rrugën “Urani Pano”.

Sipas njoftimit të policisë, zonja pohon se quhet Lumnesha Micolli, rreth 88 vjeçe dhe shfaq shenja të sëmundjes së sklerozës. Zonja aktualisht ndodhet në ambientet e Komisariatit të Policisë Numër 3.

Policia e Tiranës fton çdo qytetar që ka informacion dhe njeh familjarët e zonjës të telefonojnë në numrin pa pagesë 112 ose në numrin e Sallës Operative 069 411 0202.


E moshuara Lumnesha Micolli