TIRANË- Një 67-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në rrugën "Gjon Kastrioti", në Laprakë. Burime zyrtare i thanë Shqiptarja.com se viktima është identifikuar si V.R., 67 vjeçe.
Trupi i viktimës u dërgua në morg për të kryer ekspertimin mjeko-ligjor, ku mësohet vdekja e saj ka qenë nga shkaqe natyrale.
Më herët, nisur nga fakti se djali i saj me të cilin jetonte në shtëpi, abuzonte herë pas here me alkoolin dhe ishte denoncuar më herët për dhunë, 45 vjeçari J.Z.. u shoqërua në Komisariat. Megjithatë, ai u la më pas i lirë, pas përfundimit që doli mjekësia ligjore, pasi në trupin e viktimës nuk kishte shenja dhune.
Njoftimi i policisë
Në rrugën "Gjon Kastrioti", në Laprakë, është gjetur pa shenja jete, në banesë shtetasia V.R., 67 vjeçe, e cila jetonte vetëm me djalin e saj.
Trupi i viktimës u dërgua në morg për të kryer ekspertimin mjeko-ligjor, ku nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Shtetasi J.Z., 45 vjeç (djali viktimës) u shoqerua në komisariat për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për sqarimin e plotë të ngjarjes.