Tiranë/ Gjendet i dekompozuar trupi i një të moshuari pranë shkollës ‘Andrea Stefani’

Trupi i pajetë, i dekompozuar i një të moshuari u gjet nga policia në rrugën "Gjergj Legisi", pranë shkollës "Andrea Stefani" në Laprakë.

Trupi i pajetë dyshohet i një 75-vjeçari me inicialet I.T.  Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

"Më datë 03.09.2024, rreth orës 09:45, në rrugën "Gjergj Legisi", është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë dyshohet i shtetasit I. T., 75 vjeç.  Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale", njofton policia. 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare