Në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne, është gjetur i mbytur në Liqenin Artificial një 60-vjeçar.
 
Kanë qenë banorët të cilët kanë konstatuar trupin e pajetë, ndërkohë që menjëherë kanë njoftuar policinë.
 
Kjo e fundit ndodhet në vendin e ngjarjes dhe sipas informacioneve paraprake trupi i pajetë është gjetur i mbytur rreth 100 metra në brendësi të ujërave të Liqenit.

Për të nxjerrë trupin e pajetë është dashur ndërhyrja e polumbarëve.

Ja komunikata e policisë Tiranë, Paraprake
Më datë 04.07.2016, rreth orës 07:10, tek kodrat e liqenit artificial, në një largësi rreth 100 m nga bregu, është gjendur një shtetas i mbytur, i seksit mashkull rreth 60 vjeç.
Në vendin e ngjarjes policia dhe polumbarët po punoin për nxjerrien e trupit të viktimës.
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)