TIRANË - Policia Bashkiake ka nisur sot lirimin  e hapësirave publike në zonën e ish-Bllokut duke paralajmëruar pronarët e subjekteve se pas 31 korrikut do të fillojë të aplikojë edhe gjoba mbi ta.
 
Përgjegjësi për ligjshmërinë fiskale në Policinë Bashkiake z. Bashkim Koçi ka deklaruar sot se “ kemi evidentuar të gjithë këto lloj problematikash, kemi lënë akt-konstatime dhe në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatim-Taksave në Bashkinë e Tiranës kemi vendosur kufizimin e dhënies së lejes së shfrytëzimit të hapësirës. Këto subjekte janë lajmëruar, ndërkohë që kemi marrë masa dhe kemi bërë procedurën ligjore të gjobitjes me gjobë ndaj çdo kundravajtësi, ku pas datës 31 të këtij muaji (korrik) do të shikoni një ndryshim rrënjësor, në përputhje me legjislacionin e parashikuar.”
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)