TIRANË-Shtetasi 25-vjeçar plagosos të riun për motive të dobëta, policia e arreston.

Shtetasi me emër Ergys Metani, ka plagosur shtetasin 21-vjeçar me iniciale E.Z. Autori dhe i plagosuri banojnë të dy në Kryeqytet.

Të hënën, me datë 13 mars në vendin e quajtur “Niko Avrami”, pranë një kompleksi, dy shtetasit patën një konflikt për motive të dobëta. Gjatë këtij konflikti, 25-vjeçari Metani ka goditur me thikë 21-vjeçarin, duke i shkaktuar plagë. I plagosuri ndodhet aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shtetasit Ergys Metani, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij iu sekuestruan një "thikë" si dhe një sasi lëndë narkotike e dyshuar "Cannabis Sattiva".

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të parashikuara nga nenet 76-22, 279 e 283 të Kodit Penal.

 

d.gj/ Shqiptarja.com