TIRANË- Dy të rinj janë prangosur në Tiranë, pasi janë të akuzuar si shpërndarës të lëndëve narkotike. Armando Dervishi dhe Fatjon Shkalla, janë arrestuar nga policia. Atyre iu janë gjetur një sasi prej 101 doza kokainë dhe 69 gram kanabis sativa.
Njoftimi i plotë:
Tiranë
Goditen dy raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Arrestohen në flagrancë dy poseduesit.
Sekuestrohen 101 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit “Kokainë” dhe 69 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Cannabis Sativa”.
Seksioni kundër Narkotikëve në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundraligjshme të shpërndarjes së lëndëve narkotike arrestoi në flagrancë shtetasit:
• Armando Dervishi, 21 vjeç, banues në Çorovodë.
Këtij shtetasi gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën “Frederik Shiroka”, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 101 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit “Kokainë”.
• Fatjon Shkalla, 24 vjeç, banues në Farkë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në Farkë në banesën e këtij shtetasi, në një kavanoz iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 69 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Cannabis Sativa”.
U sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
• 101 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit “Kokainë”.
• 69 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Cannabis Sativa”.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale ”Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.