Tiranë- Një grup që vidhte makina në kryeqytet u godit nga Policia e Tiranës ditën e sotme.
Aktiviteti kriminal bëhej kryesisht në zonën e Yzberishtit, kurse operacioni ka marrë emrin e koduar “GLK” (sipas markës së automjetit të vjedhur), teksa ndau edhe pamjet e vjedhjes, të filmuara nga një kamera sigurie.
Policia bëri me dije sot (1 Nëntor) se ka arrestuar 3 persona të dyshuar, një e shpalli në kërkim, kurse një tjetër po hetohet për moskallëzim krimi. Gjithashtu është zbardhur edhe dinamika e vjedhjes së fundit të një automjeti.
Aksioni u krye nga Komisariati nr. 6 në Kombinat. Të arrestuarit janë shtetasit; Ambri Taga, 27 vjeç, Arlindo Taga, 29 vjeç, banues në Tiranë, dhe Kostandin Bregu, 33 vjeç, banues në Shijak, për veprën penale "vjedhja".
“Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. T., 27 vjeç, banues në Shijak, për veprën penale "moskallëzimi i krimit", dhe po punohet për kapjen e shtetasit D. T.”, njoftoi policia.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se më datë 9 tetor 2024, Ambri Taga, 27 vjeç, ka vjedhur një automjet tip "Benz GLK", në një garazh në rrugën "Tre Dëshmorët", në Yzberisht. Bashkëpunëtori Arlindo Taga, 29 vjeç, e ka shoqëruar me një automjet tjetër para, si dhe pas kryerjes së vjedhjes ka shoqëruar automjetin e vjedhur dhe kanë lëvizur të dy automjetet bashkë.
“Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi Kostandin Bregu, ka dashur që t’i shesë automjetin e vjedhur shtetasit A. T., i cili dhe pse ka pasur dijeni që automjeti është i vjedhur, nuk e ka kallëzuar atë pranë organeve kompetente”, sqaroi policia.
Dosja për rastin i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, teksa po verifikohet edhe për krime të tjera të ngjashme të këtij grupi.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.9%
-
Pak
9.6%
-
Aspak
73.6%
Vota total: 178
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Dhurata’ e parë për Shkëmbin, Tirana prezanton mbrojtësin argjentinas
24 Janar, 15:24
-
Tiranë/ Shisnin kanabis dhe kokainë, arrestohen dy të rinjtë! Policia sekuestron edhe 10 mijë euro (EMRAT)
24 Janar, 14:53
-
Gjyqi për zhdukjen dhe rrëmbimin e Jan Prengës, Dritan Rexhepi në GJKKO! Seanca shtyhet se mungoi një avokat
24 Janar, 14:01
-
Transferta në Ballsh, Bledi Shkëmbi i Tiranës: Kemi katër mungesa, pse u binda të rikthehem në ekip
24 Janar, 13:55
-
Në mbrojtje dhe sulm, Partizani bën dy afrime në pak orë
24 Janar, 11:42
-
Rama: Një grup kriminelësh në Onkologjik shkaktuan situatë dramatike! Me izraelitët e kthejmë QSUT në qendër ekselence! Rastet e rënda të fëmijëve do kurohen në Izrael
24 Janar, 11:37
-
Akuzohet për fshehje pasurie, GJKKO kthen dosjen për hetim në SPAK për Asllan Dogjanin, deputeti: Gjykata dha shpresë
24 Janar, 10:10
-
Fajtor për korrupsion në zgjedhje, GJKKO dënon Kryebashkiakun e Rrogozhinës me 1 vit burg! Edison Memolla: Do e ankimoj
24 Janar, 10:01
-
Tiranë/ Vritet postieri në makinë në Kamëz, dyshohet për hasmëri! Autorët me Porsche të zi, gjendet i djegur me armën e krimit! Targat u vodhën në 2023 (EMRI + VIDEO)
24 Janar, 08:35
-
Spahiu: Berisha refuzoi votën elektronike, që komisionerët e PD-PS të vjedhin votat e partive të reja! Vota e Diasporës s'është e fshehtë, do kompromentojë zgjedhjet
23 Janar, 21:54
-
FOTO/ Momenti kur edukatorja qëllon 3-vjeçarin në një kopsht në Tiranë! Babai: Më kanë bërë presion që të mos kallëzoja në polici
23 Janar, 20:36
-
Vettingu/ Kërkoi favore seksuale në këmbim të një vendim gjyqësor, KPA shkarkon përfundimisht ish-gjyqtarin Guximtar Boçi
23 Janar, 20:20
Urime, vazhdoni punën e mos dëgjoni opozitën që dëshiron të bllokojë punën e policisë me aksione pa frut, vetëm për të bërë të pakënaqur njerëzit, jo me qeverinë por me veten. Të gjitha protestat janë bumerang për opozitën, edhe zhurma e Fevziut mbrëmë ndaj kryeministrit është bumerang për të, nuk do ta ndjekë njeri, kryeministri ndiqet nga FB jo nga Klani i Fevziut, që rolin e gazetarit ja la zonjës që ankohej për pensionin. Nuk e di ju të Klanit pse nuk vlerësoni rolin e ulët e pa etikë të gazetarit, i cili gjithnjë kur ka Edi Ramën në studio, nuk djek rregullin pyetje-përgjigje, por pyet dhe pa pritur përgjigje bën pyetjen tjetër që s'ka lidhje me atë që ka pyetur. E di veten mbret ai, edhe Frangaj s'ka fuqi ndaj tij, as edhe kolegët e tjerë që kanë pak seriozitet dhe etikë në emisione. Nejse, unë hyra të verësoj policinë, se kur ka rezultate të mira, e kalojnë flesh ose s'e përmendin fare, kur ndodh rasti si ajo e Shkodrës, ulërijnë expertët me demek nëpër studio. Kudo ndodhin si ajo në Shkodër. Në Suedi nga lufta e bandave humbi jetën një vajzë 12 vjecare, ndërsa po shëtiste qenin. Fati i zi i saj dhe i ciftit Basha që u ndodhën në vëndin e kohën e gabuar. U prehshin në paqe!
Përgjigju