TIRANË - Ka nisur në Tiranë një operacion për goditjen e një grupi grabitësish me armë.

Lajmi është bërë i ditur për A1 Report dhe Shqiptarja.com nga burime pranë policisë.

Burimet thanë se, operacioni është duke u zhvilluar në zonat periferike në Tiranë dhe në Kamëz.

Në këtë operacion veç uniformave blu të Tiranës, janë duke marrë pjesë edhe njësitë e operacioneve speciale dhe FNSH

Deri tani janë shoqëruar 4 persona. Operacioni do të vijnte dhe në orët e mesditës me kontrolle në banesa për personat e implikuar në këtë bandë grabitëse që sipas policisë mban autorësinë e një sërë grabitjesh në lokalet e lojërave të fatit dhe ndaj kambistëve.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)