Sipas policisë, nga kjo ngjarje ka mbetur i plagosur M.M, 23-vjeç, i cili është qëlluar me thikë në qafë. I riu është dërguar me urgjencë në spital ku thuhet se është jashtë rrezikut për jetën. Nga ana e policisë është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e tij. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë për ngjarjen:
Me datë 15.12.2017, rreth orës 14:30, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në bulevardin " Gjergj Fishta", po konfliktohen dy shtetas.
Menjëher në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se: Në bulevardin "Gjergj Fishta ", ka ndodhur një një konflikt ndërmjet dy shtetasve, ku për pasojë është dëmtuar me mjet prerës shtetasi M.M., 23 vjeç i cili është derguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga ana e policisë është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e tij. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com












