TIRANË - Erigers Mihasi është arrestuar në flagrancë nga Policia e Tiranës  mëngjesin e sotëm për armëmbajtje pa leje.

Sipas policisë 26-vjeçari, banues në Tiranë pak ditë më parë pati një konflikt në një lokal të kryeqytetit me 20-vjeçarin O.L. banues po në Tiranë.

Mihasi ka goditur në kokë me qytën e pistoletës dhe ka kanosur 20 vjeçarin.

Në momentin e arrestimin policia i gjeti 26- vjeçarit një pistoletë  tip "Crvena Zastava" me një krëhër me 4 fishekë, të cilat ju sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet proceduriale ju kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tiranë.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)