TIRANE- Grabitja e zyrës së Financës në godinën e Doganës në zonën e Laprakës ka mbetur në tentativë. Gjatë orëve të para të mëngjesit persona ende të paidentifikuar kanë tentuar të prishin murin që të çon në zyrën e financës. Por tentativa e grabitësve ka mbetur pezull, dhe ende nuk dihet se pse autorët nuk kanë mundur ta çojnë përpara.
Forcat e komisariatit nr 6 të kryeqytetit kanë mbërritur në vendngjarje për të mbledhur provat e domosdoshme. Janë sekuestruar gjurmët e gishtave si dhe veprimet e tjera hetimore.
Në pyetje po merren dhe stafi i punonjës së doganës së kryeqytetit. Vetë policia e Tiranës nuk ka dhënë shumë detaje, madje ngjarja nuk është raportuar as në komunikatën për shtyp që kjo drejtori shpërndan cdo ditë për median. Mësohet se kanë nisur hetimet për të zbardhur autorët e kësaj grabitjeje të mbetur në tentativë.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com