TIRANË - Një grabitje me dhunë ka ndodhur në sheshin Skënderbej mbrëmjen e sotme.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 minuta të mbrëmjes së sotme, kur një personi i janë grabitur 15 mijë lekë.
Burime nga komisariati numër 2 që ka marrë padinë e të dëmtuarit, thanë se, ai është grabitur nga dy të rinj që udhëtonin me një makinë të llojit Golf me targa të huaja.
Sipas denoncimit, dy të rinjë kanë zbritur nga makina dhe pasi e kanë goditur i kanë marrë paratë që ai kishte me vete. Policia ka nisur kërkimet për dy grabitësit.
(Foto sot nga sheshi Skënderbej)
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com